English

Brad Pitt, jeta universale në një histori të vogël

SHBA, 17 Maj NOA - “The tree of life” tregon historinë universale brenda një historie të vogël, bashkon makro dhe mikro hapësirën e natyrës. Rezultati është i shkëlqyer dhe gjenial”, - këto ishin fjalët e aktorit të famshëm Brad Pitt i cili ka prezantuar filmin e shumëpritur të Terrence Malick, i cili është pjesë dhe në festivalin e Kanës.

Protagonisti, që në film është dhe pjesë e prodhuesve, ka shpjeguar: “Kemi pasur debate teknologjike nga më të shumtat për ta përgatitur, por gjithmonë e më shumë të drejtuara në një fe të vetme, si për shembull ajo kristiane, e cila reflekton një spiritualitet universal”.

r.b/NOA

KOMENTE