Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lulzim Basha: KQZ të numërojë votat e hedhura aksidentalisht në kutitë e tjera
English

Lulzim Basha: KQZ të numërojë votat e hedhura aksidentalisht në kutitë e tjera

Tiranë, 17 maj 2011, NOA – Ndërkohë që deputetët socialistë kanë pushtuar sallën e mbledhjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha i kërkoi KQZ-së të numërojë në mënyrë transparente çdo votë të panumëruar që aksidentalisht është hedhur nga qytetarët e Tiranës jo në kutinë për kryebashkiakun.

Kandidati demokrat deklaroi nga selia blu se “I kërkoj KQZ-së të numërojë çdo votë që aktualisht nuk është numëruar dhe ta bëjë këtë në mënyrë të ndershme, transparente dhe apolitike”.

Ai ritheksoi se i ka bërë një kërkesë sot KQZ-së të numërojë votat e hedhura aksidentalisht në kutitë e tjera.

“Jo çdo votë është numëruar. Këto janë vota të vlefshme dhe askush nuk ia mohon dot të drejtën qytetarëve”, tha Basha.

Këtu ai i bëri një apel rivalit të tij Edi Rama duke thënë se “Uroj që zoti Rama nuk po përpiqet të ndalojë numërimin e çdo vote e të mbysë zërin e qytetarëve. Përpjekjet për presion ndaj KQZ-së janë përpjekje e dështuar për të shtrembëruar procesin”, artikuloi kandidati i “Aleancës për Qytetarin”.

Basha ritheksoi se ende nuk është numëruar çdo votë e qytetarëve, andaj deri sa kjo të ndodhë, ai ripërsëriti se po pret i qetë e me durim rezultatin e çertifikimit të zgjedhjeve nga KQZ.

Sipas Lulzim Bashës çdo rezultat që nuk lejon të dëgjohen të gjithë zërat e qytetarëve nuk është i saktë, andaj uroj tha ai që kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Edi Rama të mos bllokojë leximin e votës së qytetarëve pasi kjo është një e drejtë legjitime.

Basha bëri thirrje që situata të qetësohet, duke iu referuar dyndjes së deputetëve socialistë në mjediset e KQZ-së.

mit/NOA

KOMENTE