English

Nedved: Një Juventus pa karakter

Torino, 17 Maj NOA - Nedved ka kritikuar Juventusin: “Nervozizmi duhet të them se është maksimal pasi rezultatet janë shumë zhgënjyese dhe tani ka mbetur vetëm për të punuar që e ardhmja të jetë sa më e mirë”.

“Skuadra ka munguar, nuk është punuar në grup. Shumicën e kohës jemi dëgjuar në gazeta dhe nuk treguam se çfarë ishim të aftë të bënim në fushën e lojës. Duhet thënë se skuadrës i ka munguar karakteri. Lojtarët e rinj nuk e kanë kuptuar se çdo të thotë të luash në një ekip si Juventusi apo të veshësh këtë fanellë”, - këto ishin fjalët e legjendës së bardhë e zinjve Pavel Nedved, i cili është shprehur tepër i zhgënjyer nga ky sezon i Juventusit, duke kritikuar dhe lojtarët.

r.b/NOA

KOMENTE