English

Parashikimi i motit për 18 maj 2011

Tiranë, 17 maj 2011, NOA- Dita e neserme do te sjelle permiresim te kushteve atmosferike dhe per pasoje pjesa me e madhe e vendit do te karakterizohet nga moti i kthjellet perjashtim bejne zonat malore te cilat do te mbeten me vranesira dhe shira te dobet.

Shqiperia

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne zonat e ulta dhe bregdetare por vranesirat do te jene te pranishme ku ne disa zona te vecanta do te shoqerohen me shira te izoluar ndersa zonat malore verilindore dhe juglindore do te kene shtim te vranesirave dhe shirave. Ne mbremje dhe gjate nates vranesirat dhe shirat do te largohen nga i gjithe vendi.

Temperaturat e ajrit ne vlerat e mengjesit do te qendrojne kostante ndersa mesdita do te sjelle rritje te ndjeshme te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 22 km/h dhe drejtim Perendimor - Jugperendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te mbetet i ulet.

Europa

Neser, Europa Jugperendimore dhe zona e Alpeve do te dominohen nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Po ashtu me vranesira dhe shira do te jete Pellgu i Mesdheut por reshjet do te bien me intesitet te ulet. Problematike do te jete situata pper vendet Nordike te cilat do te mbeten me reshje e shiu dhe do te bien me intesitet te larte. Ne Ishujt Britanike do te kete reshje te pakta shiu dhe sruhi te forta ere. Ndersa me kthjellime dhe vranesira kalimtare do te kete ne nje pjese te Europes Qendrore, Europa Verilindore dhe Ballkani Verior.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do te mbeten me shira intensive

- Rajoni i Mesdheut do te mbetet me vranesira dhe shira

- Vendet Nordike rrezikohen nga ere e forte, reshje te dendura shiu

a.y/NOA

KOMENTE