English

Pas takimit me Berishën, ambasadorët nisen për te Rama

Tiranë, 17 maj 2011, NOA- Pasi kanë përfunduar takimin me Kryeministrin e vendit Sali Berisah, tre ambasadorët e akredituar në Shqipëri janë nisur drejt Partisë Socialiste për të zhvilluar një tjetër takim me kryesocialistin Edi Rama.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu, ai i OSBE-së Eugen Wollfath dhe ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sequi qysh prej zgjedhjeve të 8 majit, i kanë qëndruar mbi kokë mënyrës së mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Ndërkaq nuk bëhet e ditur ende se për çfarë është diskutuar me kreun e qeverisë, ndërsa më herët në deklaratën e tyre të përbashkët theksuan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të shpallë rezultatet paraprake dhe se ky proces ka zgjatur tepër.

Beteja për kryeqytetin dhe shpallja e emrit të kryebashkiakut të ri, bëri që edhe pasditen e djeshme të tre diplomatët të nisen drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të takuar kreun e tij Arben Ristani dhe nënkryetaren Dëshira Subashi, ku duket se u kanë dhënë udhëzimet e tyre, lidhje me këtë zvarritje të shpalljes së rezultateve.

Sakaq tashmë pritet që të jetë institucioni që merret me administrimin e zgjedhjeve ai që ka në dorë çështjen, nga ku gjithë shqiptarët presin të dëgjojnë emrin e kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës.

a.y/NOA

KOMENTE