Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ristani pezullon punën e KQZ, deri në largimin e deputetëve të PS
English

Ristani pezullon punën e KQZ, deri në largimin e deputetëve të PS

Tiranë, 17 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili më shumë se çdo herë tjetër është mbushur nga ligjvënës, duket se nuk do e vijojë punën e tij deri në momentin që do ti kthehet normalitetit.

Pas vendimit të grupit të PS që të jetë pjesë e mbledhjes së KQZ-së, kreu i këtij komisioni Arben Ristani e ka pezulluar mbledhjen duke thënë që mbledhja do të fillojë kur gjithë karriget e anëtarëve dhe përfaqësuesve të partive në KQZ të jenë bosh, dhe në momentin kur ky institucion të punojë normalisht.

Kjo deklaratë erdhi pasi njëri nga deputetët e selisë rozë ishte ulur në karrigen e përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, duke bërë që situata të agravohet deri në mbylljen pa çelur mirë të mbledhjes.

Por pavarësisht kësaj, deputetët socialist nuk kanë denjuar të lëvizin, madje të vendosur vijojnë të qëndrojnë atje, në pritje të diskutimit të aktit për fletët e votimit të kontestuara.

Sipas tyre, akt-projekti i KQZ-së, është një projekt i shkruar nxitimthi dhe në kundërshtim me ligjin, pasi nuk bën gjë tjetër veçse synon deformimin e rezultatit të zgjedhjeve, në krah të atyre që janë në pushtet.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Kuqeziu04:28 - 18 Maj 2011
    Nje sugjerim per deputetet socialiste: Te ndjekin traditen e prinderve te tyre komuniste dhe te formojne nje brigade sulmuese per te pushtuar KQZ me dhune revolucionare. Anetaret demokrate te KQZ te arrestohen dhe transportohen ne bodrumet e selise se PS-se. Aty te torturohen dhe drogohen gjithe naten qe te firmosin certifikaten se ka fituar Edi Rama. Ne mengjes te pushkatohen pa gjygj, per te mbuluar gjurmet. Te varrosen ne Greqi ose Serbi, ne nje grope te perbashket te pa markuar.