Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Salla e KQZ, deputetët socialistë sfidojnë policinë
English

Salla e KQZ, deputetët socialistë sfidojnë policinë

Tiranë, 17 maj 2011, NOA – Deputetët e Partisë Socialiste qëndrojnë të palëkundur në vendimin e tyre për të mos u larguar nga salla e mbledhjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku janë stacionuar prej disa orësh në pritje të shpalljes së rezultatit për Tiranën.

Por, edhe pse zëdhënësi i KQZ-së Arti Lushi i bëri thirrje pak më parë forcave të Policisë së Shtetit të vendosin qetësinë në mjediset e KQZ-së duke nxjerrë nga salla e mbledhjeve deputetët, këta të fundit nuk tuten nga vendet ku qëndrojnë ulur.

Forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar mjediset e KQZ-së kanë hyrë para pak minutash edhe brenda institucionit për të nxjerrë jashtë deputetët socialistë.

Madje efektivët e policisë u lexuan atyre urdhrin e KQZ-së, por deputetët u shprehën se do të qëndrojnë aty, pasi kreu i KQZ-së po përpiqet të bllokojë rezultatin.

Sipas socialistëve ata do ta kontestojnë me forcë vendimin dhe u shprehën se nuk tremben nga ndërhyrjet e llojit fashist.

Policia ndërhyri pas kërkesës së KQZ-së, se në sallën e mbledhjeve duhet të marrin pjesë vetëm përfaqësuesit e KQZ-së, të partive, vëzhguesit e akredituar si dhe përfaqësuesit e mediave.

Por, pas qëndrimit të vendosur të socialistëve për të mos lëshuar sallën e mbledhjeve të KQZ-së edhe forcat e policisë janë tërhequr për të mos shkaktuar incident.

Deputetët socialistë kanë mësyrë në sallën e KQZ-së, edhe pse ky institucion ka vendosur që mbledhja e radhës do të jetë të mërkurë në oren 10.00.

mit/NOA

KOMENTE