Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shefi i FMN dërgohet në një burg kriminelësh
English

Shefi i FMN dërgohet në një burg kriminelësh

SHBA, 17 maj, NOA - Shefi i FMN-së, Dominik Shtraus Kan, do të dërgohet në një burg famëkeq të Nju Jorkut.

Një zyrtar i burgut të qytetit të Nju Jorkut, ka thënë se Shtraus Kan, do të dërgohet nga qendra e paraburgimit në burgun, “Rikers Island”, që daton nga viti 1930, ndërsa në të mbahen, 11 mijë të burgosur.

Lajmi bëhet i ditur në kohën kur një gjyqtar nju jorkez, vendosi ta mbajë në burg, Shtraus Kanin, me akuzën se ka tentuar që ta dhunojë një shërbyese hoteli, ndërsa ka vendosur që paraqitja e tij e radhës në gjykatë të jetë të premten.

62 vjeçari, Shtraus Kan, nuk ka thënë asgjë deri më tash, ndërsa avokati i ti është deklaruar se ai është i pafajshëm.

NOA/RFE

KOMENTE