Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri-Itali, mbahet takimi i parë për zhvillimin e administratës publike lokale
English

Shqipëri-Itali, mbahet takimi i parë për zhvillimin e administratës publike lokale

Tiranë, 17 maj 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Brendshme u zhvillua takimi i parë mbi projektin PATTI të qeverisë italiane dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin UNDP, i cili synon të kontribuojë për zhvillimin lokal dhe konsolidimin e administratës publike lokale.

Në këtë takim, ambasadori i Italisë në Tiranë Saba D’Elia, së bashku me zyrtarë të tjerë të qeverisë italiane dhe të rajoneve të ndryshme.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Zv.ministri i Brendshëm Ferdinand Poni vlerësoi rëndësinë e këtij projekti.

Më tej ai shtoi se, “Ky bashkëpunim vjen pas kontributeve të fuqishme të qeverisë italiane dhe rajoneve italiane për Shqipërinë në mënyrë direkte, nëpërmjet projekteve me BE apo nëpërmjet mbështetjes së organizmave të tilla si UNDP etj. Është shumë e rëndësishme që ky program do të duhet të ketë një komponente apo një synim të qartë për të përmirësuar të paktën në nivel rajonal dhe lokal edhe integrimin tonë europian, projektet tona me Europën, pjesëmarrjen tonë në fondet strukturore të Europës, IPA “cross-border” etj., dhe jam i sigurt që së bashku zhvillohemi më mirë. Rritet shumë më tepër mundësia e përfitimit nga të gjitha rajonet, shqiptare ose italiane, nëse së bashku dimë më shumë, së bashku bashkëpunojmë më shumë”.

Nga ana e tij, ambasadori D’Elia theksoi se, ky bashkëpunim është shumë i frytshëm falë kontributit të UNDP dhe BE.

“Nëpërmjet takimit të sotëm kërkojmë të themelojmë një plan veprimi, i cili do të mundet, duke shfrytëzuar bashkëpunimin e autoriteteve italiane të cilat janë eksperte për këto modele të zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajoneve, të parashohë një ushtrim që shpie në përcaktimin e një projekti të udhëhequr nga UNDP e të realizuar pastaj nga subjekte italiane, ushtrim i bazuar në modele formimi të personelit që më pas duhet të administrojë zhvillimin lokal të rajoneve këtu në Shqipëri”, deklaroi ambasadori Italian.

Projekti synon të krijojë kapacitetet e duhura tekniko-administrative për implementimin e projekteve të zhvillimit lokal dhe thithjen e financimeve nga Bashkimi Europian për nxitjen e investimeve dhe bashkëpunimin mes rajoneve të ndryshme të Shqipërisë dhe Italisë.

a.y/NOA

KOMENTE