English

Socialistët të vendosur të rrinë në sallë, pretendime për tjetërsim rezultati

Tiranë, 17 maj 2011, NOA- (Update) Prej afro një ore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar mbledhjen e tij, për shkak të pranisë së deputetëve socialist në sallën e mbledhjeve.

Shkak për këtë prishje të rendit, u bë vendimi i grupit parlamentar socialist për të marrë pjesë në punimet e KQZ-së, ku do të shqyrtohej një akt-projekt në të cilën parashikohet pezullimi i shpalljes së rezultateve deri sa të përfundojë numërimi i votave për kryetarët e minibashkive dhe këshillave bashkiakë.

Më tej thuhet se, në kutitë e votimit për kryetarët e minibashkive janë hedhur vota për kandidatin për bashkinë e madhe, çka ka bërë që të kërkohet cilësimi i tyre si vota të vlefshme.

Lidhur me këtë akt deputetët socialist shprehen se hartimi i tij është bërë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, pasi sipas tyre rezultati është i certifikuar nga KZAZ-të dhe se po synohet tjetërsimi i rezultatit të njohur botërisht.

Sakaq ata shprehën vendosmërinë për të qëndruar në sallë, për të kërkuar vetëm zbatimin e ligjit dhe shpalljen e rezultatit dhe se ky akt-projekt po deformon procesin dhe se vendimi për të është tërësisht arbitrar.

E në fakt, ajo që nuk dihet ende është se kur do rifillojë mbledhja, pasi zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arti Lushi deklaroi se, mbledhja do të fillojë vetëm në momentin kur situata të qetësohet.

a.y/NOA

KOMENTE