English

Kakavijë, sekuestrohet drogë në autobusin Tiranë-Athinë, kapet emigranti

Gjirokastër, 18 maj 2011, NOA – Oficerët e Policisë Kufitare të Kakavijës sekuestruan 2 kg lëndë narkotike dhe vunë në pranga poseduesin e saj, gjatë kapjes në flagrancë teksa udhëtonte përdrejt Athinës me autobusin e linjës ndërkombëtare Tiranë-Athinë. Policia kufitare informoi se poseduesi i drogës është Ferik Hamzaraj.

Sipas policisë në bordin e autobusit, në sediljen nr. 33 ku ishte ulur Hamzaraj, pikërisht në dysheme u gjet një çantë dore kartoni e mbuluar me një mbulesë tavoline, ku ishin mbështjellë dy pako me letër natriban, që përmbanin marijuanë.

Pas marrjes në pyetje të Ferik Hamzaraj u mësua se ai e kishte blerë lëndën narkotike në Fier dhe do ta çonte në Athinë.

Nga peshimi që iu bë pakove me lëndë narkotike rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 2 kilogram marijuanë.

26-vjeçari Ferik Hamzaraj, i lindur dhe banues në Cakran të Fierit, dhe emigrant në Athinë është nën akuzë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

mit/NOA

KOMENTE