Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbledhja e KQZ, qindra forca policie rrethojnë godinën
English

Mbledhja e KQZ, qindra forca policie rrethojnë godinën

Tiranë, 18 maj, NOA - Qindra forca policie janë pozicionuar në oborrin e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në ambientet e brendshme të këtij institucioni. Disa radhë me forcat të rendit janë përreth godinës. Ndërsa në hyrjen kryesor të saj, ndodhen forca speciale me mburoja për goditjet me mjete të forta dhe me skafandra.

Ndërkohë, në krahun tjetër të rrugës ku ndodhet institucioni i KQZ-së, kanë nisur të mblidhen qytetarët e parë.

Kjo është pamja që ofron 1 orë para mbledhjes godina e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, e cila gjendet në Pallatin e Kongreseve. KQZ ka njoftuar sot se ka në rend ditë vendimin për numërimin e fletëve për kryetar bashkie në Tiranë, të cilat gabimisht janë hedhur në kutitë për kandidatët e këshillave bashkiak në kryeqytet. Ky vendim është quajt si i jashtëligjshëm dhe “kriminal” nga Partia Socialiste. Sipas deputetëve të saj, rezultati në Tiranë ka përfunduar dhe KQZ nuk mund të numërojë asnjë votë më tepër. Deputetët e PS-së kanë deklaruar se vendimi i vetëm që duhet të marrë KQZ është shpallja e rezultatit.

Sot PS-ja, me anë të deputetëve Mimi Kodheli dhe Erion Braçe ka paralajmëruar revoltë nëse KQZ merr vendimin për të numëruar votat.

a.k/NOA

KOMENTE