Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhën kabullin e telefonisë fikse, arrestohen 2 bashkëpunëtorët
English

Vodhën kabullin e telefonisë fikse, arrestohen 2 bashkëpunëtorët

Shkodër, 18 maj 2011, NOA- Dy persona janë ndaluar mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe të akuzuar për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Ferdinand Nika, 23 vjeç dhe Marjan Doçaj, 19 vjeç, të dy banues në fshatin “Shtoj i Vjetër” Komuna Rrethina, Shkodër, u arrestuan pasi, në bazë të informacioneve të marra dhe gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë M. Madhe, në vendin e quajtur fshati “Vukpalaj”, Komuna Kastrat të këtij rrethi.

Pas identifikimit, në automjetin tip Benz Mercedez SH 5962 D, që drejtohej nga Ferdinand Nikaj dhe pasagjer Marjan Doçaj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 172 m linear kabull telefonik, një sopatë dhe një kosore.

Në bazë të hetimeve të bluve të qytetit rezultoi se, dy të ndaluarit në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë prerë me mjetet që ju gjetën në automjet kabullin telefonik të linjës hekurudhore Bajzë- Mali i Zi, si dhe një kabull të telefonisë fikse në fshatin “Vukpalaj” të komunës Kastrat.

a.y/NOA

KOMENTE