Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Al Kaida publikon mesazhin e fundit të Osama bin Laden
English

Al Kaida publikon mesazhin e fundit të Osama bin Laden

Riad, 19 maj 2011 - Al Kaida ka publikuar atë që besohet të jetë audio-mesazhi i fundit i Osama bin Ladenit, i incizuar pak kohë përpara se të vritej nga komandot e Shteteve të Bashkuara. Në këtë incizim, ish-kreu i terroristëve ka vlerësuar revolucionet në botën arabe dhe ka shprehur gëzim për fitoret e kryengritësve në Egjipt e Tunizi. Bin Laden ka akuzuar sundimtarët se kanë ndërtuar veten e tyre bazuar në idhuj, ndërsa kanë manipuluar mediat për të mbetur në pushtet. Ai ka mbështetur përpjekjet për të rrëzuar sa më shumë udhëheqës të botës myslimane, duke u bërë thirrje mbështetësve të Al Kaidës të ngrenë një “dhomë operacionesh, që do të punonte paralelisht për të shpëtuar njerëzit që përpiqen të rrëzojnë tiranët e tyre”. Audo-mesazhi 12-minutësh është postuar në ueb-faqen xhihadiste, raporton RFE. Bin Laden sipas autoriteteve amerikane, është vrarë nga një vërsulje e forcave amerikane në Abotabad të Pakistanit, më 2 maj 2011.

KOMENTE