English

Bar Rafaeli sfilon, Leo DiCaprio flirton

SHBA, 19 Maj NOA - Bar Refaeli ka sfiluar ditën e djeshme e “vetme” në tapetin e kuq të Kanës, për premierën e filmit jashtë këtij konkursi në të cilin reciton Mel Gibson, “The Beaver” dhe kjo ndërkohë që ish i fejuari Leonardo DiCaprio është parë teksa flirtonte në një jaht me aktoren e serialit televiziv “Gossip Girl”, Blake Lively.

Modelja izraelite 25-vjeçare, që ka qenë e përfshirë në nj lidhje 6-vjeçare me aktorin e “Gangs of New York”, ka tërhequr të gjithë blicet e aparateve që e rrethonin.

Në krahun tjetër kemi një Leo sërish single i veshur me rroba sportive, i cili është parë teksa përqafohej dhe kalonte një kohë të këndshme në shoqërinë e 23-vjeçares Lively në bordin e një barke luksi.

“Çifti i ri”më pas është takuar dhe me regjisorin e famshëm Steven Spielberg dhe nga bashkëshortja e tij Kate Capshaw.

Sipas një dëshmitari, që ka parë DiCaprio dhe Lively në Hotelin du Cap Eden Roc, mes Nicës dhe Kanës, me sa duket ata janë së bashku.

Është bërë e ditur gjithashtu se Leo është parë në orët e para të mëngjesit teksa largohej nga shtëpia e “partneres” së tij të re.

r.b/NOA

KOMENTE