English

Gati tableta e re HTC puccini

SHBA, 19 Maj NOA - Një emër i koduar mizor dhe italian për tabletën e re HTC Puccini, ku kompania taivaneze është shprehur e gatshme për ta prezantuar atë në shtyp.

Siç është bërë e ditur në ueb, HTC ka arritur në një pikë të mirë të projektimit të pasardhëses së HTC Flyer, një model i përbërë nga një skedë teknike akoma më të performuar.

Ekrani i saj me prekje do të jetë i madhësisë 10 polëshe dhe me një rezolucion 1280×800 piksel.

Për sa i përket specifikimeve të tjera mund të përmendim një procesor 1,5 GHz dhe një skedë grafike më e fuqishme se Tegra 2.

Sistemi operativ si gjithmonë është ai Android i cili ka të ndërthurur ndërfaqen e HTC Sense me Scribe për njohjen e shkrimit të koduar.

r.b/NOA

KOMENTE