Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Quan vajzën “Like”, si opsioni “like” në Facebook
English

Quan vajzën “Like”, si opsioni “like” në Facebook

Tel Aviv, 19 maj, NOA- Një çift izraelit ka vendosur ta quajë fëmijën e tyre “Like”, ashtu si opsioni i famshëm “like në Facebook. Lior Adler dhe gruaja e tij Vardit, banues në Hodi Hasharon, pranë Tel Avivit, thanë se donin një emër origjinal për të bijën e tyre: një emër që mund ishte modern dhe novator.

"Ne mendojmë se është një emër modern, ekuivalente me Ahava (Dashuri). Kjo është një mënyrë e veçantë për ti thënë vajzës time të vogël se unë e dua shumë"- thotë babai i fëmijës.

Lior, tha se reagimet për emrin e vajzës kanë qenë të ndryshme. "Kur kam postuar foton dhe emrin e saj në Facebook, lajmi ka mbledhur më shumë se 40 ''like”, duke pasur parasysh se kam më pak se 100 miq në rrjetin social, do të thosha se emri është pëlqyer dhe nga një pjesë e madhe e personave që nuk i njihja. Por jo të gjithë janë pajtuar me këtë emër, disa miq kanë refuzuan madje të besojnë se ky ishte emri i vërtetë i vogëlushes”.

KOMENTE