English

Roma kontakton me Deschamps

Francë, 19 Maj NOA - Pasi është zgjidhur çështja e drejtorit sportiv, në ekipin e Romës drejtuesit janë gjithmonë në kërkim të një tekniku për sezonin e ardhshëm dhe për të zëvendësuar e Montellas, i cili pasi nuk u kualifikua në Ligën e Kampionëve, nuk do të konfirmohet sërish.

Sabatini për këtë arsye ka qenë në Francë dhe ka kërkuar disponueshmërinë e ish-teknikut të Juventusit Didier Deschamps, tashmë në drejtim të Marsejës.

Në listën e trajnerëve të mundshëm për sezonin e ardhshëm është dhe Rudi Garcia, ku dhe ai militon në Ligën 1 në Francë dhe aktualisht po çon Lilla në fitim e kampionatit.

r.b/NOA

KOMENTE