English

Vlorë, nis ndjekja penale ndaj deputetëve dhe qytetarëve që bllokuan rrugën

Vlorë, 19 maj 2011, NOA- Policia e Vlorës në një bën me dije se ka nisur procedimin penal ndaj disa personash, të dyshuar si bllokues të rrugës Novoselë gjatë ditës së sotme.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti, thonë për agjencinë e lajmeve NOA se, personat ndaj të cilëve kanë filluar hetimet janë:

1. Mëno Besimi, Kryetar i Komunës Kotë

2. Kreshnik Tepelena, person me precedent penal

3. Leonard Haskaj person me precedent penal

4. Gramoz Cepaj person me precedent penal

5. Ferdinad Aligjoni Kryetari Bashkise Selenice

6. Pirro Sinani etj.,

Si dhe disa deputetë të Partisë Socialiste dhe disa kryetarë të njësive të Qeverisjes Vendore në Qarkun e Vlorës.

Më tej theksohet se ky procedim penal ka nisur, pas organizimit të një tubimi të paligjshëm me pjesëmarrjen e rreth 300 personave, pa lejen e autoriteteve te Policisë së Shtetit.

Theksohet se gjatë këtij tubimi nga për 3 orë rresht është penguar qarkullimi i automjeteve dhe është djegur një automjet i vjetër.

a.y/NOA

KOMENTE