English

Beyonce shfaq të gjithë energjinë e saj seksuale

Kalifornia, 20 maj NOA - E ka quajtur katër, sepse është albumi i saj i katërt dhe pse mbi të gjitha është sugjeruar nga fansat e dashur të këngëtares.

Beyonce është rikthyer në skenë duke paraqitur krahas koverit të albumit dhe videon e këngës “Run the Worlds (Girls)”, në të cilën mes vapës dhe rërës së shkretëtirës vë në pah luftën midis sekseve.

Inspirimi për albumin e ri ka ardhur pikërisht nga fansat e saj, të cilët duke mos i ditur ende emrin e albumit, i kërkonin me ngulm që ai të ishte “4”.

Në këtë mënyrë këngëtarja nuk pati asnjë dyshim dhe vendosi që të kishte pikërisht këtë emër.

r.b/NOA

KOMENTE