English

Grabisnin banesa, arrestohen tre persona në Pukë

Pukë, 20 maj, NOA – Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen si autorë të një sërë grabitjesh në rrethin e Pukës. Personat e arrestuar janë; Bardhok Ndoj, 23 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, në komunën Gjegjan, Edvald Sula, 35 vjeç, dhe Vitor Cara, 21 vjeç, të dy banues në fashatin Lum Zi, në komuna Rrapë.

Tre personat e ndaluar dje rreth orës 16:00l, dyshohet se kanë kryer disa vjedhje banesash në territorin e rrethit Pukë. Gjatë arrestimit nga policia, në banesat e tyre u janë bllokuar dhe disa armë.

Kështu policia sekuestroi; 2 automatikë model “56”, 2 krehër automatiku, 30 fishekë, një motorsharrë, një magnetofon, një karte dixhitale dhe një tharëse flokësh.

a.k/NOA

KOMENTE