English

Kollitej prej një viti, i gjejnë një spec djegës në mushkëri

Kinë, 20 maj, NOA- Një spec djegës u gjet dhe u hoq nga mushkëritë e një njeriu në Kinë, në provincën e Heilongjian. Pacienti, Wang Yuxiang, tha se ka pasur probleme me kollën për rreth një vit.

Me anë të rrezeve X mjekët kanë zbuluar se brenda mushkërive të tij ishte një objekt të huaj. Vetëm pas heqjes u zbulua se ai ishte një spec djegës.

"Një vit më parë, po më merrej fryma për shkak të një speci djegës, por nuk e kisha kuptuar se kishte përfunduar në mushkëri!" - thotë Wang Yuxiang. Operacioni ishte krejtësisht i suksesshëm, dhe për fat të mirë, kolla është zhdukur plotësisht.

a.e./NOA

KOMENTE