English

Manchester City, gati 65 milionë për Iniesta

Angli, 20 Maj NOA - Manchester City kërkon me ngulm të ketë në skuadrën e saj një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Barcelonës dhe Spanjës, Andreas Iniesta.

Sipas Sport, të përditshmes Katalanase, skuadra e City është e gatshme të hedhë 65 milionë euro në drejtim të Barcelonës për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar.

Edhe pse oferta duhet theksuar është goxha e lartë, sërish do të jetë tepër e vështirë për të larguar Iniestën nga Barça.

r.b/NOA

KOMENTE