Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NATO fundos 8 luftanije të Libisë
English

NATO fundos 8 luftanije të Libisë

Libi, 20 maj, NOA - NATO tha se aeroplanët e saj kanë shkatërruar tetë luftanije që i përkisnin forcave të liderit të Libisë Muamer Gadafit. Aleanca tha se anijet u fundosën në sulme të koordinuara në portet e Tipolit, Al Kumit dhe Sirtes.

Nuk ka pasur ndonjë reagim nga qeveria e Gadafit. Televizioni libian po ashtu njoftoi për sulmet e NATO-s në Tripoli, në vendlindjen e Gadafit-Sirte dhe në qytetin lindor të Zlitanit.

Në fjalimin e tij për Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Barak Obama tha se “koha po punon kundër Gadafit” dhe se ai në mënyrë të paevitueshme do të lë pushtetin.

Komentet e Obamës i bëjnë jehonë atyre të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i cili tha se presioni ushtarak dhe politik po e dobëson Gadafin dhe eventualisht edhe do ta rrëzojë atë.

NOA

KOMENTE