English

Aksident në Elbasan, humb jetën djali tre-vjeçar

Elbasan, 21 maj 2011, NOA – Një aksident i rëndë rrugor në Elbasan i ka kushtuar jetën një vogëlushi 3-vjeçar. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Banesat e Kombinatit në lagjen Shën Koll, në qytetin e Elbasanit.

Sipas të dhënave ishte drejtuesi i automjetit tip Toyota Nissan me targë EL 6753 B, i quajtur Agim Gjordumi, i cili ka aksidentuar për vdekje të miturin Bion Mitrollari.

40-vjeçari Agim Gjordumi me banim në Kuqan, është shoqëruar për në komisariatin e Elbasanit, ku po merret në pyetje.

Policia e Elbasanit po heton rrethanat e aksidentit të rëndë.

mit/NOA

KOMENTE