Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kim Jong Li vizitë sekrete në Kinë
English

Kim Jong Li vizitë sekrete në Kinë

Pekin, 21 maj 2011, NOA - Një udhëtim me destinacion përfundimtar Pekinin ka nisur udhëheqësi koreano Verior Kim Jong Li, siç tregojnë edhe këto fotografi të marra pak çaste para nisjes.

Zyrtarisht të dyja palët nuk kanë dhënë asnjë njoftim mbi këtë vizitë dhe as mbi pjesëtarët e delegacionit, që kanë shoqëruar presidentin Kim Jong Li në udhëtimin me tren drejt Kinës.

Zakonisht si Pekini ashtu dhe Koreja njoftojnë mbi vizitat dypalëshe pas mbërritjes së personaliteteve në vendet respektive.

Siç edhe bëhet e ditur, treni që ka në bord udhëheqësin koreano verior kaloi kufirin me Kinën pasditen e së shtunës, ndërsa pritet mbërritja në Pekin, që është edhe destinacioni i tij.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo publikoi një foto që tregon liderin koreano verior gjatë një ndalese të premten në qytetin Mudadzing.

Në udhëtimin e tij drejt Kinës, Kim Jong Li mendohet të ketë marrë edhe djalin e tij, që parashikohet të jetë edhe pasardhësi i tij në postin e presidentit.

Vitet e fundit ai ka marrë poste të rëndësishme në parti, ndërsa vetë Kim Jong Li ka shfaqur probleme me shëndetin.

Kim Jong Li vizitoi vjet dy herë Kinën, i cili mbetet i vetmi aleat i vendit komunist.

mit/NOA

KOMENTE