Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aniston në fillim të një lidhje të re
English

Aniston në fillim të një lidhje të re

Kalifornia, 22 Maj NOA - Ndërkohë që fotot e ish-bashkëshortit Brad Pitt dhe partneres së tij aktuale Angelina Jolie janë ndër më të klikuarat për momentin në “red Carpet” në Kanë, Jennifer Aniston ndodhet në Los Anxhelos për një prezantim të ri. Aktorja 42-vjeçare është parë në shoqërinë e kolegut Justin Theroux, gjatë një dreke intime në Sunset Tower Bar në Hollywood.

Ditën e mërkurë çifti është parë të takohej rreth orës 19 në lokalin e sipërpërmendur, ku një harmoni e madhe mes shakave dhe të qeshurave karakterizonte darkën e tyre.

Përshkrimet flasin për një flirt që ka zgjatur prej disa kohësh dhe për një Jennifer, e cila nuk ka aspak ndërmend të futet në një lidhje serioze me të shpejtë.

“Jen dhe Justin kanë filluar të shihen shumë shpesh kohët e fundit – bën të ditur një burim i X17 Online – Janë njohur për pak, por tani janë më shumë se miq. Megjithatë është vënë re se të dy po e marrin gjithçka me qetësinë e duhur”.

r.b/NOA

KOMENTE