Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ashton vizitë në Libi, hap zyrën e BE dhe takohet me rebelët
English

Ashton vizitë në Libi, hap zyrën e BE dhe takohet me rebelët

E diel, 22 maj 2011, NOA- Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Ashton, gjatë ditës së sotme është nisur drejt Libisë për të takuar rebelët kundër regjimit të liderit libian, Muamar Gedaff.

Në Bengazi Ashton pritet të hapë zyrën e Bashkimit Europian, dhe lidhur me këtë fakt është shprehur se, “Është nder për mua të takoj ata të cilët po luftojnë për demokraci dhe të ardhme më të mirë në Libi. Hapja e zyrës është shenjë e qartë e përkushtimit tonë ndaj popullit të Libisë. BE kalon nga fjalët në vepra”.

Mësohet se gjatë vizitës së saj diplomatja evropiane pritet të takojë Presidentin e Këshillit Kombëtar libian, Mustafa Abdelxhalilin.

a.y/NOA

KOMENTE