Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kacin: Serbia mund ta marrë këtë vit statusin e kandidatit në BE
English

Kacin: Serbia mund ta marrë këtë vit statusin e kandidatit në BE

Beograd, 22 maj, NOA - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, gjatë qëndrimit në Beograd, ka deklaruar se deri në fund të këtij viti, Serbia, mund të marrë statusin e kandidatit për tu bërë anëtarë i BE-së. Sipas Kacin, në pranverën e vitit të ardhshëm, nëse e merr këtë status, Serbia mund të nis bisedimet për anëtarësim me BE-në.

Ai megjithatë vuri në dukje se përparimi i Serbisë drejt integrimit evropian nuk është i mjaftueshëm pa ekstradimin e të paditurve nga Tribunali i Hagës.

“Si raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, vë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të plotë me gjykatën e Hagës”, tha Kacin në kongresin e Partisë Liberale Demokratike të Serbisë.

Duke folur për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Kacin shprehu shqetësimin e tij për mbështetjen në rënie për këtë proces nga vendet anëtare të BE-së.

NOA/RFE

KOMENTE