English

Kelly Rowland nis verën me ritme dance

SHBA, 22 Maj NOA - Ish pjesëtarja e Destiny’s Child Kelly Rowland me sa duket ka nisur një karrierë të re duke bashkëpunuar me DJ.

Pasi i bëri të gjithë të kërcejnë me David Guetta me hitin “When Love Takes Over”, tani ka qenë radha e një bashkëpunimi tjetër në ritmet dance, Artistja ka qëlluar në shenjë me këngën “What A Feeling” me DJ Alex Gaudino.

Ky videoklip duhet thënë se ka arritur suksesin e tij në mbarë botën kjo dhe falë xhirimeve të kryera në Los Anxhelos.

Kënga pritet të jetë një hit i vërtetë i kësaj vere dhe me shumë mundësi do të pushtojë të gjithë diskotekat në mbarë botën.

r.b/NOA

KOMENTE