English

Ndahet nga jeta keçisti Macho Man

Florida, 22 Maj NOA - Keçisti Randy Savage, i njohur ndryshe si “Macho man”, është ndarë nga jeta në një aksident rrugor në Florida.

Lajmi është bërë i ditur nga policia rrugor, duke shpjeguar se Savage, ishte në drejtim të një Jeep Wrangler në momentin që ka humbur kontrollin nga vetura e tij dhe me shumë mundësi diçka e tillë ka ndodhur si pasojë e një infarkti.

Në këtë aksident ka mbetur e plagosur dhe bashkëshortja e tij Barbara, gruaja e cila shpesh herë e shoqëronte atë në ring dhe që nga të gjithë njihej me emrin Miss Elizabeth.

Jeep- përfundoi në korsinë e kundërt të rrugës, ku aty u përplas me një pemë.

Policia bëri të ditur se Savage para se të humbte kontrollin e autoveturës ka pësuar një “problem mjekësor”, me shumë mundësi një infarkt.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Petro Nini00:24 - 22 Maj 2011
    ishte i vecant ,, sidomos kur futej dhe e shoqja te litaret ! i pa haruar qofte !