Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Gati për një operacion tjetër si ai kundër Bin Laden
English

Obama: Gati për një operacion tjetër si ai kundër Bin Laden

Uashington, 22 maj 2011, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshëm të nisin një tjetër operacion special të ngjashëm me atë që çoi në vrasjen e udhëheqësit terrorist të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Këtë e deklaroi vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama, i cili në një intervistë për rrjetin britanik BBC theksoi se ky operacion mund të nisë në rast se vihet në rrezik jeta e kombit të tij nga një tjetër lider taleban apo i Al Kaidës.

“Detyra jonë është të garantojmë sigurinë e SHBA-ve”, pohoi presidenti amerikan.

Obama nënvizoi se SHBA-të respektojnë sovranitetin e shtetit të Pakistanit, por këtu ai theksoi po ashtu se “nuk mund të lejojmë që dikush të planifikojë sulme vrastare ndaj qytetarëve amerikanë apo atyre të vendeve aleate, dhe ne të mos ndërhyjmë që këto plane të mos konkretizohen”, tha presidenti amerikan.

I pyetur nëse ka ndërmend një operacion kundër liderit të radhës i njohur si Mullah Omari, presidenti Obama u përgjigj se për aq kohë sa në të ardhmen e Afganistanit nuk do të ketë një tjetër zgjidhje veç asaj ushtarake, shtimi i trupave tanë ka vënë në epiqendër talebanët, duke bërë të mundur edhe arritjen e një zgjidhjeje politike.

Sipas Obamës talebanët duhet të presin të tëra lidhjet me Al Kaidën, që nënkupton të heqin dorë nga dhuna dhe të respektojnë kushtetutën afgane.

mit/NOA

KOMENTE