Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeverisja e Korporatave dhe Biznesi Familjar, një manual i posaçëm nga IFC
English

Qeverisja e Korporatave dhe Biznesi Familjar, një manual i posaçëm nga IFC

Manuali i IFC për Qeverisjen e Biznesit Familjar është hartuar nga IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare), anëtare e Grupit të Bankës Botërore në kuadër të projektit Qeverisja e Korporatave bashkëfinancuar nga SECO (Sekretariati Zvicerian i Shtetit për Çështjet Ekonomike). Ky Manual shërben si udhërrëfyes për kompanitë të cilat kërkojnë të fuqizojnë praktikat e qeverisjes në biznesin e tyre familjar.

Irena Gribizi, drejtuese e Projektit për Qeverisjen e Korporatave pranë Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) në Shqipëri bazuar në këtë Manual përshkruan më poshtë etapat e zhvillimit të biznesit familjar.

Etapat e zhvillimit të biznesit familjar

Janë zhvilluar disa modele përsa i përket nevojave të përshkrimit dhe analizës së etapave të ndryshme, nëpër të cilat kalon biznesi familjar. Modeli themelor konsiston nga tre etapat që e përbëjnë jetën e biznesit familjar në: (i) Etapa e themeluesit /sve; (ii) Etapa e partneritetit me motrën/vëllanë; dhe (iii) Etapa e konfederatës së kushërinjve. Megjithëse ky model ofron një analizë të mirë të tre etapave të zhvillimit të biznesit familjar, ai nuk nënkupton domosdoshmërisht që çdo biznes familjar do të kalojë me siguri nëpër këto tre etapa zhvillimi. Për shembull, disa kompani zhduken gjatë etapës së parë të tyre për shkak të falimentimit ose blerjes nga ndonjë firmë tjetër.

Evoluimi i pronësisë dhe menaxhimit në shumicën e bizneseve familjare kalon këto etapa:

Themeluesi/t (Pronari/ët që ka/në kontroll të plotë)

Kjo është etapa fillestare në ekzistencën e biznesit familjar. Biznesi është në tërësi në pronësi dhe menaxhimin e themeluesit/ve. Shumica e themeluesve kërkojnë këshillë nga një numër i vogël këshilltarësh të jashtëm /ose ortakësh, por megjithatë shumica e vendimeve kyçe merren nga vetë pronari/ët. Kjo etapë, zakonisht karakterizohet me angazhim serioz të themeluesit/ve për të siguruar susksesin e kompanisë së tyre me një strukturë qeverisjeje relativisht të thjeshtë. Në përgjithësi, kjo etapë përmban çështje të kufizuara të qeverisjes së korporatave në krahasim me dy etapat vijuese, pasi si kontrolli edhe pronësia mbi kompaninë janë ende në dorë të të njëjtit person: themeluesit. Çështja më e rëndësishme që duhet të ngrihet gjatë jetës së themeluesit ka të bëjë me planifikimin e vijuesve të biznesit (trashëgimtarët). Themeluesi/t duhet të bëjë përpjekjet e nevojshme për të planifikuar vijueshmërinë dhe përgatitur liderin e ardhshëm të kompanisë, në mënyrë që biznesi familjar të mbijetojë gjatë etapave vijuese.

Partneriteti me motrën/vëllanë

Në këtë etapë, menaxhimi dhe pronësia janë të transferuara mbi fëmijët e themeluesit/ve. Për shkak të rritjes së numrit të anëtarëve të familjes që janë të angazhuar në kompani, qeverisja në përgjithësi fillon të bëhet relativisht më e ndërlikuar në krahasim me etapën e parë të ekzistencës së biznesit. Disa sfida më të zakonshme të partneritetit në këtë pjesë janë: mirëmbajtja e harmonisë midis motrave/vëllezërve, formalizmi i proçeseve dhe proçedurave të biznesit, vendosja e kanaleve të komunikimit efikas mes anëtarëve të familjes si dhe sigurimi i planit trashëgues për pozicionet menaxheriale kryesore.

Konfederata e kushërinjve (Konsorciumi i kushërinjve ose Dinastia familjare)

Tashmë udhëheqja e biznesit bëhet edhe më e ndërlikuar, sepse rritet numri i anëtarëve të familjes që janë, në mënyrë direkte ose indirekte, të angazhuar në biznes, duke përfshirë këtu fëmijët e fëmijëve të pronarit, kushërinjtë dhe bashkëshortët. Për shkak se një pjesë e madhe e anëtarëve u takojnë gjeneratave të ndryshme si dhe degëve të ndryshme të familjes, ato mund të kenë ide të ndryshme për punën e mëtejshme të kompanisë si dhe për strategjinë e përgjithshme të biznesit. Në vijim, çdo konflikt që ka ekzistuar midis brezave të mëparshëm ka mundësi të mëdha të transmetohet në këtë brez të kushërinjve. Si pasojë, kjo etapë përfshin shumicën e çështjeve qeverisëse. Disa prej çështjeve më të zakonshme me të cilat ballafaqohet biznesi familjar në këtë pjesë janë: punësimi i anëtarëve të familjes, të drejtat aksionare në familje, likuiditeti i aksioneve, politika mbi dividendët, roli i anëtarit të familjes në biznes, zgjidhja e konflikteve familjare si dhe vizioni dhe misioni familjar.

Secila etapë përfaqëson sfida dhe çështje të ndryshme të cilat, nëse zgjidhen siç duhen, mund të garantojnë vazhdimësi të biznesit familjar. Shumica e kompanive në pronën familjare janë të suksesshme gjatë etapës së parë të punës së tyre falë përpjekjeve të mëdha të bëra nga themeluesi(t), sepse ata përfshihen në të gjitha aspektet e punës. Por në periudha afatgjata lind domosdoshmëria që të vendoset një strukturë qeverisëse, si dhe mekanizma të vërtetë të cilët mundësojnë kanale komunikimi efiçientë si dhe përkufizim të saktë të roleve dhe pritjeve të çdo personi të përshirë në biznesin familjar.

KOMENTE