English

Schalke fiton Kupën e Gjermanisë

Gjermani, 22 maj, NOA - Ekipi Shalke 04 ka fituar në futboll Kupën e Gjermanisë. Djemtë e Gilsenkirshen-it fituan në finalen e zhvilluar në Berlin ndaj ekipit të Duisburgut, që është në ligën e dytë me rezultatin 5:0.

Pavarësisht fitores se Kupës, Shalke megjithatë e përfundoi sezonin në Bundesligë duke u pozicionuar në vendin e 14 në tabelë. Kjo është hera e pestë në historinë e klubit, që Shalke fiton Kupën e Gjermanisë.

NOA/DV

KOMENTE