Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto në Bruksel: Kosova të jetë pjesë e iniciativave rajonale
English

Haxhinasto në Bruksel: Kosova të jetë pjesë e iniciativave rajonale

Bruksel, 23 maj 201, NOA – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto i kërkoi Kёshillit tё Nismёs Adriatiko-Joniane (NAJ) nё BrukselKosova të jetë pjesë e të gjitha iniciativave rajonale. Haxhinasto e argumentoi këtë me faktin se këto takime i sjellin njerëzit më pranë njëri-tjetrit.

Nё kёtё kontekst, kryediplomati Haxhinasto, duke iu referuar anëtarёsimit tё Kosovёs dhe Maqedonisё nё kёtё iniciativё, nёnvizoi se, "pavarёsisht statusit tё vendeve, kёto takime sjellin njerёzit mё pranё njёri-tjetrit dhe pёr kёtё arsye, Shqipёria mbёshtet pёrfshirjen e tё gjitha vendeve tё rajonit nё to”, tha ai.

Haxhinasto theksoi se tё gjitha iniciativat janë tё rёndёsishme pёr rajonin, pasi ato i kontribuojnё drejtpёrdrejt perspektivёs sё pёrbashkёt pёr integrim nё Bashkimin Europian.

Ministri i Punёve tё Jashtme Edmond Haxhinasto mori pjesё nё Takimin e 13-tё Kёshillit tё Nismёs Adriatiko-Joniane (NAJ) nё Bruksel.

Strategjia e Makro-rajonit të Adriatikut dhe Jonit, e cila do të nisë të realizohet në dy vitet e ardhshme nga Bashkimi Europian, ishte në qendër të këtyre bisedimeve.

Në këtë strategji, janë të përfshira rreth 80 projekte, të cilat janë në

proces dhe që përfshijnë fushën e turizmit, peshkimit, shpërndarjen e rrjetit

infrastrukturor dhe energjitik, etj.

Në takim ishin të pranishëm Ministrat e Jashtёm dhe pёrfaqёsues tё lartё tё vendeve

anёtare tё kёsaj iniciative: Kroacisё, Bosnjёs dhe Hercegovinёs, Malit tё Zi,

Serbisё, Greqisё, Italisё dhe Slovenisё etj.

Nё fjalёn e tij, zv.kryeministri Haxhinasto falenderoi Malin e Zi pёr presidencёn e deritanishme të NAJ dhe i uroi Serbisё suksese pёr presidencёn e saj tё radhёs.

Më tej, ai vlerёsoi Nismёn Adriatiko-Joniane si njё platformё e rёndёsishme, e cila garanton zhvillim tё qёndrueshёm dhe stimulon rritjen e bashkёpunimit, jo vetёm mes vendeve anёtare, por edhe me BE-nё.

Ai gjithashtu vlerёsoi rёndёsinё e strategjisё makroekonomike tё Nismës

Adriatiko-Joniane, e cila ofron njё balancim mes zhvillimit tё gjithanshёm dhe

ruajtjes sё ambientit si nё fushёm e turizmit, peshkimit, shpёrndarjen e rrjetit

infrastrukturor dhe energjitik, etj.

mit/NOA

KOMENTE