English

Propozimi më i “çmendur” për martesë

SHBA, 23 Maj NOA - Çoi të fejuarën e tij në kinema dhe sapo u përball me ekranin gjigant erdhi dhe surpriza: në vend të trailerave të zakonshme që jemi mësuar të shohim para se të filloi filmi u shfaq një deklaratë dashurie dhe propozimi për martesë.

Ka qenë kjo mënyra që Matt zgjodhi për të çuar në lot partneren e tij Ginny, e cila pranoi këtë propozim të rrallë.

Nuk është një përrallë Hollywood-i, por historia e propozimit më e çmendur për martesë në mbarë botën, e cila është kryer nga një djalë amerikan.

E postuar në youtube kjo video ka arritur në gjysmë milionë klikimesh në vetëm dy ditë.

Një sukses i vërtetë në të gjithë kuptimet.

r.b/NOA

KOMENTE