Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Falsifikuan certifikatat për kombësinë greke, në hetim 4 persona
English

Falsifikuan certifikatat për kombësinë greke, në hetim 4 persona

Sarandë, 25 maj, NOA – Policia e Sarandë ka nisur hetimet për falsifikim dokumentesh për katër persona. Pas paraqitjes në konsullatë greke është verifikuar se 4 shqiptarët kanë ndërruar kombësinë në çertifikatën e tyre për të përfituar leje qëndrimi në vendin fqinj.

Personat nën hetim janë; Foto Mihal Shupuli , 43 vjeç, Jaras Mihal Shupuli, 39 vjeç të dy banues në fshatin Mursi dhe Mihal Ndini Shupuli, 66 vjeç, si dhe Jorgulla Kico Jani, 39 vjeçe banuese në fshatin Xarë.

Sipas policisë të katër personat kishin falsifikuar certifikatën në rubrikën e kombësisë. Ndaj tyre ka nisur hetimi për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Ndërkohë që policia po heton dhe për mënyrën sesi është bërë falsifikimi dhe personat që kanë siguruar dokumentet.

a.k/NOA

KOMENTE