Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga merr pjesë në samitin e Varshavës, takim me Presidentin Obama
English

Jahjaga merr pjesë në samitin e Varshavës, takim me Presidentin Obama

a

Varshavë, 25 maj 2011, NOA- Për dy ditë rresht Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj 2011.

Gjatë këtij samiti liderët e vendeve do të diskutojnë për sfidat e demokracisë në vendet e tyre, për bashkëpunimin bilateral dhe multilateral dhe për procesin e integrimeve.

Në këtë Samit do të marrë pjesë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barack Obama, ndërkohë që liderët do të bisedojnë për lëvizjet popullore në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore, për sfidat dhe për kahet e tyre, si dhe për ndikimin që kanë në vendet e tjera.

Mësohet se Presidentja Jahjaga, një vëmendje të veçantë do t’i kushtojë ngjarjeve në vendet e Lindjes së Mesme, duke e përmendur shembullin e Kosovës si model të funksionimit të shtetit dhe të besimit fetar, që bashkëjetojnë në harmoni dhe duke mbështetur vlerat humane.

Gjatë këtij samiti parashikohen një sërë takimesh por një rëndësi të veçantë merr edhe takimi me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, duke e pasur parasysh rolin lider të SHBA-së në botë dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep SHBA-ja për Kosovën dhe për proceset demokratike në vend.

a.y/NOA

KOMENTE