Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukan: Zgjedhjet duhet të tregonin maturi politike
English

Kukan: Zgjedhjet duhet të tregonin maturi politike

Bruksel, 25 maj, NOA – Ka nisur në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, seanca për Shqipërisë. Eurodeputeti Eduard Kukan ka paraqitur një raport në lidhje me situatën në Shqipëri. Mesazhi i tij ka qenë i qartë për kolegët e PE-së. “Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje do të thotë se njerëzit duan zhvillimin dhe integrimin. Por këto zgjedhje duhet të na kishin treguar maturi politike nga ana e politikanëve”, tha Kukan. Ai u shpreh se bojkoti i opozitës nisi pas kërkesës së Kandidatit Lulzim Basha për të numëruar votat e shpallur të pavlefshme.

Ai u shpreh se zgjedhjet ishin paqësore, përveç problemeve të sjella nga subjektet politike.

a.k./NOA

KOMENTE