Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukan: Zgjedhjet nuk e ndihmojnë Shqipërinë për kalimin e stanjacionit
English

Kukan: Zgjedhjet nuk e ndihmojnë Shqipërinë për kalimin e stanjacionit

Bruksel, 25 maj 2011, NOA Update – Eduard Kukan, kreu i delegacionit të eurodeputetëve që panë nga afër procesin zgjedhor të 8 majit deklaroi me shqetësim se këto zgjedhje nuk do ta ndihmojnë Shqipërinë dhe politikën shqiptare për të kaluar stanjacionin politik në vend.

Gjatë raportimit të tij paraditen e sotme në Parlamentin Europian, eurodeputeti Kukan tha se “Jam i shqetësuar se zgjedhjet nuk do të ndihmojnë Shqipërinë për të kaluar stanjacionin që ndodhet prej një kohë të gjatë politika shqiptare”.

“Këto zgjedhje duhet të na kishin treguar maturi politike nga liderët dhe aftësinë e tyre për të zhvilluar zgjedhje. Fatkeqësisht, pamë edhe njëherë problemet që i kanë shoqëruar zgjedhjet në Shqipëri”, u shpreh Kukan.

Duke folur për këtë situatë postzgjedhore në Shqipërinë që aspiron integrimin në BE, Kukan apeloi që Parlamenti Europian të mbajë një qëndrim të unifikuar për Shqipërinë dhe të koordinuar edhe me Komisionin Europian e Këshillin e Europës.

Eurodeputeti Kukan iu referua faktit se Shqipëria është tejet e interesuar dhe aspiron të marrë statusin e vendit kandidat, dhe ai shprehu bindjen se përtej kësaj situate politike populli shqiptar meriton shumë më tepër.

“Pjesëmarrja e lartë tregoi se njerëzit kujdesen dhe e duan të ardhmen e tyre”, tha Kukan.

Në raportimin e tij Kukan u shpreh se situata parazgjedhore në Shqipëri u përfshi nga mosbesimi i lartë dhe polarizimi politik mes palëve.

Ai vlerësoi si të rregullt dhe të qetë procesin e votimit, ndërsa evidentoi vonesa gjatë numërimit të votave.

Kreu i delegacionit të eurodeputetëve theksoi në raportin e tij se tensioni politik në vend u shtua pas përfundimit të procesit të votimit, duke nënvizuar se këtë tension e rriti numërimi nga KQZ i votave të hedhura gabimisht në kutitë e gabuara, një kërkesë kjo e inspiruar nga kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha.

Kukan nënvizoi se “KQZ mori vendimin 4 me tre që shkaktoi debate. Situata politike u tensionua shumë, sidomos pas vendimit për të rinumëruar votat”.

Këtu Kukan raportoi se “delegacioni i BE-së, dhe trojka e ambasadorëve të SHBA-së, BE-së, e OSBE-së po vazhdojnë të bëjnë takime me dyer të mbyllura me liderët e dy partive politike duke u kërkuar vetëpërmbajtje”.

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan, i cili asistoi procesin zgjedhor në Shqipëri, nga data 6 deri në 9 maj, tha se zgjidhja e problemeve të krijuara pas numërimit të votave duhet të vijë përmes institucioneve dhe se disa çështje u duhen lënë ekspertëve.

Ai vuri theksin në nevojën e dialogut politik dhe besimit mes palëve, duke nënvizuar se procesi nuk ka mbaruar dhe se vendimi përfundimtar i takon Kolegjit Zgjedhor.

Sipas tij klasa politike shqiptare është e paaftë ende për të krijuar dialog politik dhe për të gjetur zgjidhje konsensuale apo rënë dakod me parimet kryesore demokratike.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian që iu kushtua zgjedhjeve vendore në Shqipëri dhe situatës postzgjedhore foli edhe eurodeputeti grek Nicholaos Chountis.

Në raportin e tij Chountis, theksoi se “Procedura elektorale ishte shumë komplekse dhe se problemi është tek politika shqiptare.

Eurodeputeti grek rekomandoi që të thjeshtohet procesi elektoral, në mënyrë që edhe tensionet postzgjedhore të mos përsëriten në të ardhmen.

Gjithashtu Chountis raportoi mbi problemet gjatë procesit të votimit, ku sipas tij u vërejt votimi familjar, apo edhe problemi i bojës në gisht, e cila fshihej lehtësisht.

mit/NOA

KOMENTE