English

Operacioni “Ksamili” kap vjedhësin me armë të sendeve personale

Sarandë, 25 maj 2011, NOA – Uniformat blu të qytetit bregdetar të Sarandës prangosën falë operacionit të koduar “Ksamili” një shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje me armë.

Kapja e 24-vjeçarit Sotir Nikollaq Papa, nga fshati Mursi i Sarandës u finalizua rreth orës 22.00 të mbrëmjes së të martës.

Sipas policisë së Sarandës, Sotir Papa u ndalua pasi ai dyshohet se i ka vjedhur me armë zjarri sendet personale shtetasit me iniciale A.M.

Ngjarja për të cilën është nën akuzë Papa ka ndodhur në 4 shkurt të këtij viti, në fshatin Ksamil të Sarandës.

Identifikimi dhe ndalimi i Sotir Papës u krye përmes hetimeve me metoda speciale.

Tashmë policia e Sarandës po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e vënien para përgjegjësisë edhe të bashkëpunëtorit të kësaj ngjarjeje.

Sotir Papa është nën akuzë për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim dhe do të procedohet penalisht nga Prokuroria e Sarandës.

mit/NOA

KOMENTE