Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pezullohen komandantët serbë të policisë në veri
English

Pezullohen komandantët serbë të policisë në veri

Mitrovicë, 25 maj, NOA - Policia e Kosovës ka marrë vendim për të pezulluar nga puna 6 komandantë serbë të policisë, të cilët nuk kanë respektuar urdhrat komandues të drejtorisë së përgjithshme të policisë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Pasi nuk kanë respektuar vendimin e drejtorit të përgjithshëm, i cili është lëshuar me datën 13 maj të këtij viti, të gjithë zyrtarët policorë, që janë të përfshirë në këtë vendim, suspendohen me pagesë të plotë në afat prej 48 orësh”, sqaroi Kelani.

Sipas tij, drejtoria e përgjithshme e ka marrë vendimin në bazë të Ligjit të Policisë së Kosovës. Proceduarat fillimisht parashohin një suspendim të tillë, ndërsa pas periudhës së caktuar kohore priten hapa të tjerë, tha Kelani.

Komandantët serbë të stacioneve policore në veri, një javë më parë, kanë marrë vendimin për transferim. Ata kanë deklaruar se nuk e kanë ndërmend t’i lënë vendet e tyre të punës dhe të marrin të reja.

Përfaqësuesit e serbëve kanë thënë se nuk janë kundër rotacionit, por kundër asaj që procesi i tillë të bëhet pa konsultime me komunitetin lokal. Njohësit e Ligjit të Policisë së Kosovës thonë se ky i fundit parasheh ndëshkime për personat që nuk u përgjigjen urdhrave të zinxhirit komandues.

Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë dhe njëri nga hartuesit e Ligjit për policinë, u shpreh:

“Masa e parë, e cila duhet të merret nëse zyrtari refuzon urdhrat, është suspendimi i menjëhershëm dhe emërimi tjetër në vendin e tij”.

Në një raport të Zyrës së Koordinatorit për zbatimin e strategjisë për veriun, i cili është publikuar në media, thuhet se në këtë pjesë të vendit veprojnë ende strukturat paralele, të cilat tolerohen nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

Mirëpo, zyrtarë të misionit evropian theksojnë përpjekjet e vazhdueshme në drejtim të vendosjes së rendit dhe ligjit atje. Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviç, dha disa shpjegime:

“Unë nuk do të mund të pajtohem me deklaratat se EULEX-i është krejtësisht i paefektshëm në veri. Vetëm gjatë dy javëve të fundit kemi pasur arrestime në Zubin Potok, në lidhje me hetimet për krim të organizuar, pastrim parash e të tjera”.

“Dje, një person u dënua me katër vjet e gjysmë burg në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. EULEX-i mbetet i përkushtuar për të luftuar të gjitha llojet e krimeve në veri të Kosovës dhe në mbarë Kosovën”, theksoi Gudeleviç.

NOA

KOMENTE