Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
8 këshilla për të larë frutat dhe perimet siç duhet
English

8 këshilla për të larë frutat dhe perimet siç duhet

Berlin, 26 maj NOA- Historia e bakterit vrasës që po zhvillohet në Gjermani në mënyrë të pashmangshme ka vënë në pikëpyetje tashmë pastrimin e frutave dhe perimeve.

Shpesh frutat dhe perimet me lahen ujë dhe sode buke, por, sipas disa studimeve soda e bukës eliminon agjentët patogjenë, të tilla si bakteri Escherichia coli dhe Salmonella, por pak ose asgjë nuk të bëjë për eliminimin e pesticideve.

Ndërsa nuk vlen të përdoret uthulla, pasi aftësia e saj për të vrarë bakteret varet nga koncentrimi dhe kohëzgjatja e përdorimit. Më poshtë jepen disa këshilla për të larë siç duhet frutat dhe perimet:

1. Para se të prekni perimet apo frutat, lani duart mirë duart tuaja. 2. Nëse ju duhet ti mbani në frigorifer, nuk duhen larë më parë, sepse ata mund të zhvillojnë mikro-organizma. 3. Frutat dhe perimet duhet të lahen me ujë të rrjedhshëm e të ngrohtë (të jeni të kujdesshëm me sallatën: uji shumë i nxehtë i dëmton) Një “dush” është ideal për pastrimin e frutave më delikate si luleshtrydhja. 5. Hiqni të gjitha pjesët e dëmtuara të frutave ose perimeve, pasi aty mund të rriten baktere të dëmshme. 6. Nëse prisni apo qëroni një frut dhe më pas nuk e hani, por e vendosni në frigorifer duhet ta konsumoni brenda 2 orësh, sidomos në verë 7. Enët dhe mjetet që përdorni për të prerë perimet dhe frutat duhet të lahen me ujë të nxehtë dhe të shpëlahen mirë. Përdorni dy mjete të ndryshme për të prerë: një për frutat dhe një për mishin 8. Për të larë frutat dhe perimet nuk duhet të përdorni asnjë lloj detergjenti, pasi ato ndikojnë në humbjen e vitaminave dhe elementeve të tjera të rëndësishme. Blini produkte natyrale me origjinë bimore.

a.e./NOA

KOMENTE