Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan, vriten 28 talibanë
English

Afganistan, vriten 28 talibanë

Afganistan, 26 maj, NOA - Zyrtarët në Afganistan thonë se forcat e koalicionit dhe forcat afgane kanë rimarrë kontrollin në një zonë rurale në verilindje të vendit, pas luftimeve të ashpra që la 28 luftëtarë të talibanëve të vdekur.

Guvernatori i Nuristanit, Xhamaludin Badër, ka thënë se talibanët i kishin okupuar pjesët perëndimore të qarkut të Do Ab, në këtë krahinë që gjendet në kufi me Pakistanin. Ata ishin kërcënuar se do ta merrnin nën kontroll tërë rajonin.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se forcat afgane janë lëshuar nga helikopteri që të luftojnë për rimarrjen e kësaj zone “dhe pa asnjë vonesë e kanë pastruar qarkun” nga militantët.

Zëdhënësi i forcave të NATO-s, ka thënë se operacioni ka qenë i kombinuar, që përbëhej nga ekipet ajrore të huaja dhe forcat tokësore.

NOA

KOMENTE