English

Aguero, dyluftim Juventus-Murinjo

Spanjë, 26 Maj NOA - Është kthyer në një çështje të vërtetë situata e Kun Aguero në Spanjë.

Sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur qëllimin e tij për tu larguar nga Atletico Madrid: “Kam një respekt të madh për këtë skuadër dhe për tifozët e saj, por duhet të respektohet dhe zgjedhja ime”.

Frika më e madhe e tifozëve është ajo që sulmuesi mund të qëndrojë në Madrid, por për të veshur fanellën e Realit të Murinjos, kjo të paktën siç është deklaruar dhe nga shoku i tij i skuadrës Ujfalusi: “Ka vendosur të shkojë tek Reali”.

Megjithatë për tu theksuar se në garë për shërbimet e lojtarit është ende dhe Juventusi, që ka arritur një akord me lojtarin, por jo me skuadrën e Atleticos.

r.b/NOA

KOMENTE