English

Al Kaeda, rritet dëshira për hakmarrje për vdekjen e Osamës

E enjte, 26 maj 2011, NOA- Vdekja e Osama Bin Laden ka bërë që të rritet dëshira për hakmarrje në radhët e ekstremistëve islamikë, për të bërë që të paguajnë perëndimorët.

Këtë fakt e ka konfirmuar një mesazh i shkruar në webin e Al Kaedës i monitoruar nga mbikqyrësit e sajteve amerikane, ku theksohen dhe jepen kërcënime direkte për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me këtë veprim keni bërë që të rritet dëshira për hakmarrje e shteteve islamike kundër jush, dhe dëshira për t’iu sfiduar deri sa t’u mundim”, thuhet në mesazhin e shkruar nga Al Kaeda, duke u shprehur qartë urrejtja ndaj amerikanëve.

a.y/NOA

KOMENTE