English

Ashton vizitë në Serbi dhe Kosovë

Bruksel, 26 maj, NOA – Pak ditë pas vizitës së Presidentit të KE, Barroso, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton, gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë në Beograd dhe Prishtinë.

Me zyrtarët serbë, kryediplomatja evropiane do të diskutojë reformat që duhet t’i përmbushë Serbia në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu me Prishtinën do të jenë po ashtu tema të diskutimeve me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.

Prishtinë, Ashton do të qëndrojë të premten, ndërsa do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe anëtarët e ekipit kosovar në dialogun me Beogradin

a.k/NOA

KOMENTE