English

Beogradi i ofron strehim Gadafit

Paris, 26 maj, NOA - Sipas gazetës franceze “Le Canart enchaine”, Beogradi i ofron azil dhe strehim liderit libian Moamer Gadafi. Gazeta citon burime të Qeverisë franceze mbi strehimin e Gedafit në Serbi.

"Përderisa avionët britanik dhe francez tentojnë që ta vrasin presidentin Gadafi, diplomatë të ndryshëm i ofrojnë Gadafit që të ruajë veten, duke u tërhequr në Emiratet e Bashkuara Arabe ose Serbi". Kështu e fillon shkrimin e përjavshmja franceze, e cila shton se bisedimet kanë filluar dy javë më parë si alternativë përmenden Emiratet e Bashkuara ose vendi i tretë ku vetë Gadafi do të përzgjidhte. Autori i shkrimit Claude Angeli vërteton se burimi i lajmit është Qeveria franceze.

Nga ana tjetër, Qeveria e Serbisë ka hedhur poshtë pohimet e revistës franceze, duke theksuar se ky lajm nuk është i drejtë dhe se Beogradi nuk ka shfaqur një interes të tillë.

NOA

KOMENTE