English

Masakra në Shijak, arrestohet autori: Vrava personat e gabuar

Shijak, 26 maj, NOA – Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak. Personi që vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, sipas burimeve nga policia, është Emiljano Pema, 25 vjeç.

Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotme, pas një pune intensive të forcave të rendit gjatë gjithës natës. Dëshmia e parë që Pema ka dhënë në polici ka qenë se vrasja e dy personave dhe plagosja e dy të tjerëve ka qenë gabimisht.

Mësohet se Pema ka thënë në polici se ka ngatërruar makinën e katër të rinjve. Sipas tij, gjatë ditës së djeshme kishte pasur një konflikt me disa persona të tjerë që kishin një makinë të ngjashme me atë në të cilën udhëtonin viktimat.

Vrasja e dy personave dhe plagosja e dy të tjerëve ndodhi mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur "Katër Rrugët e Shijakut". Në pritën që ka bërë Emiljano Pema mbetën të vdekur; Maringlen Abdullai dhe vjeçari Blerim Kërtalli si dhe Altin Abdyli dhe Altin Ibrahimi.

a.k./NOA

KOMENTE