Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del “A singular woman”, biografia e nënës së Barak Obama
English

Del “A singular woman”, biografia e nënës së Barak Obama

Nju Jork, 27 Maj, NOA – Për të presidenti, Barak Obama ka folur pak në publik, por e ka njohur gjithmonë si themelin e vlerave të tij morale. Tani, pas dy vjet e gjysmë si president del në Shtetet e Bashkuara biografia e parë e nënës së tij, Ann Stanley Dunham, titulluar "A singular woman".

Mbiemri "vetëm" ka të bëjë me faktin se Ann Durnham ishte një nënë-beqare pas divorcit të saj nga Barack. Stanley Ann Dunham ishte një vajzë "me kokën në re", që prindërit Stanley Dunham, një shitës ambulant, dhe e ëma Madelyn Dunham, një sekretare, kishin dëshiruar një djalë me emri Stanley, siç demonstrohet në emrin e saj të mesëm.

Biografia nuk zbulon detaje të cilat nuk janë të njohura tashmë për jetën e nënës së Obamës. Por, nëpërmjet intervistave me presidentin, theksohet veçantia e një vajze nga Kansas - idealiste dhe një ëndërrimtare – që në moshën 18 vjeçare në vitet 60 pati guximin të martohet, në Amerikën e viteve gjashtëdhjetë, me një njeri me ngjyrë, që pati dhe një fëmijë me të.

E divorcuar, pas dy vitesh shkon në Indonezi me fëmijën dhe bën një vajzë të vogël me një burrë tjetër, ndahet nga djali i saj për ta ridërguar atë në Amerikë në shtëpinë e gjyshërve, që të studiojë "siç duhet", për tu kthyer përsëri në atdhe - tani e rritur – me një diplomë në antropologji. Vdes në moshën 53 vjeçare.

Këto janë tiparet më të spikatura të jetës së Ann Dunham, nëna e Barak Obama, për të cilën Presidenti ka folur rrallë, si gjatë fushatës zgjedhore, ashtu dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Por - siç raportohet në biografi - Obama i detyrohet disa nga vlerave thelbësore të edukimit të tij: "Të jesh zezak do të thotë të jesh përfitues i një trashëgimi të madhe, një fat i veçantë. Ata nuk duhet të ndjehen të ndryshëm vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës se ndryshme nga ajo e të tjerëve”.

Ann Dunham besonte në vlerat njerëzore. Por gjithashtu ajo besonte edhe në vlerat tradicionale të Midwest amerikan, ku ajo u rrit (në Wichita, Kansas) dhe ku ajo kishte mësuar ndjenjën e detyrës, ndershmërisë, të të folurit qartë. “Ajo - ka thënë një intervistë Obama gjatë fushatës së tij zgjedhore në 2008 - besonte me tërë qenien në: Saying what you mean and meaning what you say , pra në vlerën e fjalës, guximin për të folur qartë, madje edhe kur ajo mund të jetë e pakëndshme. Për atë, kjo ishte një nga mësimet e kulturës tradicionale amerikane nga të cilat ishte shumë krenare, dhe donte të ishte e sigurt që kjo traditë të ishte dhe pjesë e imja".

a.e./NOA

KOMENTE